Ky është një PC Build i fuqishëm për gaming dhe punë intensive, i bazuar në platformën AMD AM5 me komponentë të nivelit të lartë. Përfshin procesor Ryzen 7 7800X3D, RAM DDR5 6000MHz, kartë grafike RTX 5070, si dhe ftohje dhe furnizim energjie të balancuar për performancë maksimale.
Specifikat kryesore
Plaka amë: Gigabyte B650 EAGLE (ATX, DDR5, Socket AM5)
Procesor: AMD Ryzen 7 7800X3D, 8 bërthama / 16 threads, 4.2GHz bazë, deri në 5.0GHz Boost, 96MB cache, 120W TDP
Memorie RAM: Patriot Viper Venom 32GB DDR5 (2x16GB, 6000MHz, CL30, Dual-Kit, Intel XMP & AMD EXPO)
Kuti: Darkflash Case C280, Mid-Tower, ngjyrë e zezë, me 7x120mm ARGB Fans
Furnizim energjie: Darkflash 850W, i përshtatshëm për GPU të fuqishme
Ftohës CPU: AG400 Cooler për disipim efikas të nxehtësisë
Kartë grafike: Gigabyte RTX 5070 Eagle OC SFF, 12GB GDDR7, me 3 ventilatorë
SSD: Kingston NV3 M.2 NVMe PCIe 4.0 x4, kapacitet 1TB